Podujevë: Prangosen dy persona për lëshim të rremë të çeqeve

Podujevë: Prangosen dy persona për lëshim të rremë të çeqeve

Një aksion i policisë në Podujevë, lidhur me veprat penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”, “Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve” si dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike’”, ka rezultuar në arrestimin e dy personave.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit policor janë kryer kontrolle në tri lokacione në Podujevë, pas dyshimeve se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë shpërndarë video dhe foto në internet në rrjete të ndryshme sociale, duke shfaqur kartela për të cilat është postuar se janë të mbushura me shuma të ndryshme të parave dhe janë të gatshme për blerje, ku me këtë rast të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë keqpërdorur kartela bankare të personave të ndryshëm,

Lidhur me rastin, gjatë kontrollit janë gjetur pajisje kompjuterike dhe dëshmi në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy llaptopë, tre telefona mobilë, kartëmonedha imituese 5, 10, 20 euro me të cilat është stimuluar kryerja e veprës penale online, kartelë e bardhë dhe tri armë pistoleta me gaz me 17 fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas veprimeve procedurale të ndërmarra, dy të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles