Një rrahje në mes pesë të miturash ka ndodhur të mërkurën, afër palestrës “ Hakif Zejnullahu”.
Janë nxënëset e disa shkollave të Podujevës, të cilat për shkak të një mosmarrëveshjeje që përfundoi në grushte e shqelma, u intervistuan nga policia.
Njëra nga to që thuhet të jetë e moshës madhore, u dërgua në mbajtje.
Klani mori vesh se pas këtij incidenti disa nga vajzat u detyruan të merrnin edhe ndihmë mjekësore.