Podujevë: Vendoset gurthemeli i objektit të Urgjencës

Podujevë: Vendoset gurthemeli i objektit të Urgjencës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me ushturesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vendosur gurthemelin e ndërtimit të Urgjencës së qytetit në Podujevë.

Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity” dhe vlera e tij mbërrin shifrën e 1.7 milion euro, ku organizata financon me 1.1 milion, ndërsa komuna kontribuon me 600,000 euro.

Bulliqi tregoi saktësisht lokacionin e këtij objekti si dhe u shpreh shumë falënderues ndaj donatorëve.

“Lokacioni i Urgjencës së Qytetit është në hyrje të qytetit në afërsi të rrethit të shqiponjës dhe kështu ne po bëjmë një hap të madh drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Podujevës”, është shprehur ai.

“Falënderoj përzemërsisht organizatën “Qatar Charity” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij megaprojekti”.
May be an image of 8 people, people standing and outdoors
May be an image of 9 people, people standing and outdoors
May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Related Articles