Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë humbur nëna së bashku me vajzën e saj të mitur, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar bashkëshorti i gruas, duke thënë se nga data 14.5.2021 ora 14:00 kanë dalur nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Podujevë dhe po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datën e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.