Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar të organizuar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit për besimtarët gjatë iftarit të organizuar në Mitrovicë nga një organizatë humanitare.
Policia, përmes një njoftimi për media, theksoi se në këtë aktivitet mori pjesë edhe Policia në Komunitet, e cila përmes angazhimit të saj kontribuoi në shpërndarjen e ushqimit për të pranishmit.
“Pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në këtë aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e iniciativave humanitare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Ky veprim dëshmon përkushtimin se Policia, krahas përkushtimit në ofrimin e sigurisë, po ashtu ofron mbështetje të aktiviteteve me karakter humanitar dhe social”, thuhet në njoftim.
