Polici në Gjilan arrestohet për dhunë në familje, suspendohet nga puna

Polici në Gjilan arrestohet për dhunë në familje, suspendohet nga puna

Një zyrtar policor është arrestuar të shtunën nën dyshimin për dhunë në familje, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në Gjilan. Polici është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ai është suspenduar edhe nga puna në Policinë e Kosovës.

“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore kurse viktima në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja ka thënë se në koordinim me Prokurorinë do të punojë në ndriçim të plotë të rastit.

Related Articles