Polici në Kosovë i “dorëzohet” një vajze para diskotekës, ajo liron shoqen e saj nga vetura e policisë (Video)

Polici në Kosovë i “dorëzohet” një vajze para diskotekës, ajo liron shoqen e saj nga vetura e policisë (Video)

Trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave, si dhe integriteti, ndershmëria e përgjegjësia në shërbimin publik, janë dy parime tejet të rëndësishme të Policisë së Kosovës.

Një polic i Kosovës, gjeneratë e re, siç duket i ka harruar menjëherë parimet e institucionit të Policisë së Kosovës.

Ai i ka shkelur parimet e policisë deri në atë masë saqë e ka lejuar një qytetare t’ia hap shoqes së saj edhe derën e veturës së Policisë së Kosovës dhe ta lirojë atë.

Demokracia.com ka siguruar një video, e cila është bërë para një diskoteke, ku një zyrtar policor shihet duke biseduar me një vajzë, derisa është i mbështetur në veturën zyrtare të policisë.

E njëjta vajzë, më vonë e hap edhe veturën e policisë, gjë që qytetarët nuk kanë të drejtë ta bëjnë dhe e nxjerrë prej veturës një vajzë tjetër që ishte shoqëruar aty nga policia.

Veprimet e Policisë së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:

1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;

1.2. respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore;

 1.3. paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave;

1.4. integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia në shërbimin publik;

1.5. transparenca – ofrimi i informatave për qytetarët dhe të qenit të hapur ndaj publikut;

1.6. legjitimiteti, përshtatshmëria dhe proporcionaliteti;

Related Articles