Polici që ishte në pikë kontrolli goditet nga vetura në Istog

Polici që ishte në pikë kontrolli goditet nga vetura në Istog

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku sipas tij zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte në pikë kontrolli.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, thuhet në përgjigjen e Rugovës.

Related Articles