Të akuzuarit Nuredin Lushtaku, Faton Lushtaku, dhe Arif Lushtaku kanë dalur në gjykatë për rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor, shkruan Gazeta Enigma.
Dy të dëmtuar që ishin edhe si dëshmitar janë zyrtarët policor, Mërgim Geci dhe Enver Berisha.
Sipas aktakuzës, dy policët kishin ndalur të dyshuarin, Arben Lushtaku, i cili kishte kryer një kundërvajtje, lidhur me rripin e sigurisë.
Pas një fjalosje, i dyshuari kishte thirrur babin së bashku me dy vëllezërit e tij.
Ardhja e tyre acaroi edhe më shumë situatën, ku sipas akatakuzës kishte eskaluar pastaj në të shara dhe ofendime.
Në një moment, Lushtakët kishin nxerrur armën ndaj të dëmtuarit, ku më pas, i njejti kishte nxerrur armën dhe kishte gjuajtur dy herë në ajër.
Për më shumë, ndiqni kronikën e përgatitur nga Nacionale: