Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore.
“Çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike, ku përfshihen: Makineritë bujqësore; Makinë tjera të punës dhe mjete të rënda”, thuhet në komunikatë.
“Vëmendje e shtuar në zonat rurale!
Respektoni rregullat e trafikut!
Ulni shpejtësinë pranë mjeteve të rënda!
Kujdesi juaj ndihmon të shpëtohen jetë!”, është thënë tutje.