Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke theksuar se mjegulla mund të paraqesë rrezik të madh për sigurinë në rrugë.
Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.
Policia apelon që të gjithë shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë këto udhëzime për të siguruar një udhëtim sa më të sigurt në kushte të pamjaftueshme shikueshmërie.
