Policia arreston 19-vjeçarin i cili nën kërcënimin e armës tentoi të kryejë grabitje

Policia arreston 19-vjeçarin i cili nën kërcënimin e armës tentoi të kryejë grabitje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë.

Arrestimi i B.M., erdhi falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të stacionit policorë Veriu në Prishtinë, si dhe punës intensive hetimore dhe operative.

Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Related Articles