Polici e Kosovës e ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që kërcënoi me vrasje dy pjesëtarët e KFOR-it italian në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për “Enigmën” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Është arrestuar edhe personi i dytë që ka kërcënuar dy pjesëtarët e KFOR-it italian në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur një pushkë dhe municion”, tha Bytyqi për “Enigmën”.
Tutje ai ka njoftuar se “pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”. /GAZETA ENIGMA/