Policia arreston gjashtë persona pas një rrahje masive në rrugën B

Policia arreston gjashtë persona pas një rrahje masive në rrugën B

Një rrahje masive ka ndodh sonte në kryeqytet, saktësisht te Rruga B.

Pas intervenimit të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona.

Lajmin për gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, e të arrestuarit ishin të përfshirë në përleshje, ndërsa dy nga këta që u shoqëruan në stacion patën lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po vazhdon me zbardhjen e motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes  dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.Nga informacionet e para dyshohet që dy nga  personat e shoqëruar në stacion,  kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit  po dërgohen për trajtim mjekësor.Ndërkohë që policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka konfirmuar Ahmeti.

Related Articles