Policia arreston një 27-vjeçar pasi gjuajti me ‘kallash’ në aheng familjar

Në fshatin Sallagrazhd të Suharekës, është arrestuar një person për shkak se dyshohet që ka shtënë me armë në një aheng familjar pas mesnatës, raporton Enigma.

Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar një AK 47 dhe karikatori  i armës.

“Në lidhje  me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti  sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30  është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47)  dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari  është me inicialet S. N. 27 vjeç, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Related Articles