Policia arreston një person me urdhëresë ndërkombëtare në Prishtinë

Policia arreston një person me urdhëresë ndërkombëtare në Prishtinë

Policia e Kosovës, sot ka arrestuar një person i cili  kishte urdhëresë ndërkombëtare.

Nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

”Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles