Një zyrtar publik (i gjendjes civile) është arrestuar sot në Prishtinë pasi që i dyshuari kishte kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Gazeta Enigma/