Policia arreston tre të rinj, nga ta u sekuestruan narkotikë të llojeve të ndryshme

Policia arreston tre të rinj, nga ta u sekuestruan narkotikë të llojeve të ndryshme
Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë substancë narkotikë në Prishtinë.

Në kuadër të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale, Policia ka intensifikuar veprimet në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar  sasi  të  substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve :

mariuhane 3.8 gram,

kokainë 0.2 gram,

19 tableta ekstazi,  si dhe

-mulli për bluarje,

-qese per paketim të narkotikëve e

-fleta për mbështjellje të narkotikëve.

Personat e dyshuar ;

  • V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
  • E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari:
  • R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.

“Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blereje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”,thuhet në njoftimin për media

Related Articles