Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit

Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se bastisja është kryer mbrëmë rreth orës 18:00  me urdhër të gjykatës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.

Ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia kishte caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit.

Më 13 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Kolshit.

Kolshi në prokurori e pranoi fajin për vrasjen e Bajraktarit, trupi i të cilit u gjet i fshehur e groposur brenda një are me misër.

Related Articles