Policia deklarohet për aksidentin në Ferizaj

Policia deklarohet për aksidentin në Ferizaj

Të premten gjatë ditës, një aksident i rëndë trafiku është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj.

Në këtë rast, pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor të kësaj komune mbetën të lënduar, teksa njëri nga ta u tha se është në gjendje kome.

Policia e ka konfirmuar rastin. Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt, tha se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë-Ferizaj. Aksident trafiku me lëndime trupore ku në këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: një veturë dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K.”.

“Veç dëmeve materiale, lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjerët, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, katër nga ta dërgohen ne QKUK-Prishtinë per tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Për këtë aksident është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, tha Veseli.

Nga ana tjetër, Blerton Jakupi nga LDK-ja në Ferizaj, thotë se sipas informacioneve të deritanishme, njëri nga të lënduarit është në gjendje kome.

Related Articles