Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e një veture në oborrin e një shkolle në Gurrakoc të Istogut.
Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, tha për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente.
“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle ne fshatin Gurrakoc-Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha ai.
