Ditën e nesërme presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të vizitoj Prishtinën, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut të disa segmenteve rrugore dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës njofton se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Gjukanoviq nesër do të arrijë për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Me këtë rast kreut të shtetit të Malit të Zi nga komuna e Prishtinës do t’i ndahet Çelësi i Qytetit./GazetaEnigma