Policia e Kosovës, ka njoftuar se është dënuar një person, i cili kishte drejtuar një automjet duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë.
I njëjti është dënuar me gjobë prej 500 euro dhe iu janë konfiskuar pajisjet.
Policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.