Policia, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit, ndalimi ka ndodhur dje në rrugën “Stanqiq” të Gjilanit, ku një automjet transportues me targa vendore, drejtuar nga B.F., i lindur në vitin 1976, transportonte disa paketa me mallra të ndryshme, duke përfshirë dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri, dhe gjësende të tjera.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti u sekuestruan dhe u dërguan në terminalin doganor.