Policia e banorët në veri e largojnë një deponi të mbeturinave

Policia e banorët në veri e largojnë një deponi të mbeturinave

Policia e Kosovës, në kuadër të detyrave të përcaktuara për Policët e Lagjes, me bashkëpunim me banorë në veri të vendit, kanë identifikuar një deponi ilegale që i kishte shqetësuar ata.

Sipas policisë, me angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe institucionet relevante, është pastruar deponia në fjalë.

“Ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia tha se mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave të komunitetit, teksa ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo shqetësim që ndikon në cilësinë e jetesës në lagjet e tyre.

Related Articles