Një person mbrëmë dyshohet se ka rënë nga një objekt banesor rreth orës 23:00.
Ngjarja e ndodhur në Fushë Kosovë po cilësohet si vetëvrasje ndërsa viktima sipas policisë është e gjinisë femrore.
Trupi i pajetë i viktimës tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Policia në raportin ditor ka njoftuar se me të marrë informacionin, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Aty ishte edhe ambulanca ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.