Policia e Ferizajt arreston shtatë persona të kërkuar nga Gjykata

Policia e Ferizajt arreston shtatë persona të kërkuar nga Gjykata

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 dhe 11 prill 2025, në Ferizaj, janë arrestuar shtatë persona të kërkuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale, raporton Enigma.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë proceduar konform vendimeve gjyqësore: dy janë dërguar për të vuajtur dënimin me burg, katër kanë paguar gjobat e shqiptuara, ndërsa një është paraqitur në seancë gjyqësore.

Të arrestuarit janë:

  • E.A., 46 vjeç, dënim 25 ditë burg për lëndim të lehtë trupor.
  • A.L., 23 vjeç, dënim 20 ditë burg për lëndim të lehtë trupor.
  • H.A., 25 vjeç, dënim 15 ditë burg për vjedhje pylli.
  • M.U., 50 vjeç, dënim 10 ditë burg për lëndim të lehtë trupor.
  • V.D., 32 vjeç, dënim 10 ditë burg për vjedhje.
  • R.L., 25 vjeç, dënim 5 ditë burg për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara nga vepra penale.
  • P.R., 41 vjeç, arrestuar për mosparaqitje në seancë gjyqësore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që shmangin përgjegjësinë ligjore, duke garantuar sundimin e ligjit.

Related Articles