Një person në Vushtrri është arrestuar nën dyshimin për “lajmërim apo kallzëim të rremë”.
Siç bën të ditur Policia, ankuesi tanimë i dyshuar kishte raportuar se pa dijeninë e tij nga gjirollogaria i ishin vjedhur-tërhequr një shumë e parave.
Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar se deklarimi të jetë i rrejshëm, provat e siguruara dëshmojnë se ankuesi tanimë i dyshuar kishte bërë vet tërheqjen e shemës së parave.
Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që nga ana e prokurorit të rastit vepra penale të rikualifikohet nga rasti ‘Vjedhje’ në vepër penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’ .
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari K. B., 44 vjeçar, është liruar për procedurë të rregullt