Policia e konfirmon se ia ndaloi Shemit të Ilirëve të ngjitet në skenën e Sunny Hill

Policia e konfirmon se ia ndaloi Shemit të Ilirëve të ngjitet në skenën e Sunny Hill

Policia ka konfirmuar se ia ka ndaluar këngëtarit të grupit Ilirët të shtunën rreth orës 17, që të ngjitej në skenën e Sunny Hill Festival në Gërmi.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku performojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në skenë.  Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimin e tij, i është shqiptuar fletëparaqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Kujtojmë se dje, Shemsi Krasniqi, përmes një postimi në facebook, e njoftoi ndalimin e tij për të performuar në Sunny Hill Festival, duke akuzuar babanë e Dua Lipës, se ai kishte gisht në ndalimin e tij, pasi sipas Krasniqit, Lipa ishte betuar se nuk do ta lejonte të performonte në këtë festival.

Related Articles