Policia e konfirmon: U gjet granatë dore në sheshin e Mitrovicës

Policia e konfirmon: U gjet granatë dore në sheshin e Mitrovicës

Mëngjesin e sotëm u gjet një mjet shpërthyes në sheshin e Mitrovicës, saktësisht në vendkalimin e këmbësorëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi Avni Zahiti, i cili ka thënë se bëhet fjalë për granatë dore.

Zahiti ka treguar se njësitet e Policisë e kanë larguar granatën.

“Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka thënë Avni Zahiti.

Related Articles