Policia e Kosovës ka pranuar sot një informatë nga Policia e Shtetit në Shqipëri se disa persona kanë tentuar të futen në Kosovë në vijën kufitare në mënyrë ilegale.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se me të marrë informatën, Policia e Kosovës ka nisur aksionin ku ka hasur në katër sirian të cilët kanë qenë të armatosur.
Madje burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të njëjtit kanë shkrepur edhe armët në drejtim të Policisë.
Autoritet policore të vijës së gjelbërt në Vërmicë i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim për kapjen e të dyshuarve.
Në ndihmë të këtij aksionë janë nisur edhe njësitë e Policisë Kufitare-Përëndimi si dhe njësi nga njësia regjionale në Prizren.