Policia e Kosovës apelon qytetarët për respektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës apelon qytetarët për respektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të masave antiCOVID-19, pasi sipas tyre nuk kanë për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por zbatimin e masave antiCOVID-19.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se policia po realizon detyra, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, për të realizuar objektivat policore përfshirë respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë.

“Policia e Kosovës po e dëshmon angazhimin dhe intensifikimin e punës së saj, përmes rritjes së prezencës dhe patrullimeve policore në mbarë vendin. Synimi i Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, ngritja e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimi i masave anti COVID-19”, thuhet në njoftim.

Prishtinë, 03 maj 2021 Vazhdon angazhimi dhe intensifikimi i punës policore në mbarë vendin Policia e Kosovës po e…Posted by Kosovo Police on Monday, May 3, 2021

Related Articles