Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se nga ora 14:00 do të mbajë konferencë për media.

Në komunikatë është bërë e ditur se kjo konferencë do t’i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit që është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Policia njofton se konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.

Komunikata e plotë:

“Prishtinë, më 01 gusht 2023

Policia e Kosovës (PK), me datën 01 gusht 2023 do të organizojë konferencë për media, e cila i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z. Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.

Datë : 1 gusht 2023

Koha: 14:00

Vendi: Drejtoria e Përgjithshme e PK-së – DPP Prishtinë

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë”.

Related Articles