Policia e Kosovës gjen municion e pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjen municion e pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur uniforma, municion dhe pajisje të tjera ushtarake, në Drobnjak të Zubin Potokut.

Gjetja e tyre u bë pas arrestimit të një të dyshuari serb në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.  I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, gjatë kontrollit edhe në tri vende tjera të groposura ka gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:

– Uniformë ushtarake

– Pjesë të pushkëve të gjata

– Jelek taktik

– Gas maska

– Një tytë e pistoletës,

– Një palë pranga dhe

– 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm. /Gazeta Enigma

Related Articles