Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth personit të cilin e kanë arrestuar si i dyshuar për ngacmimin e një vajze nëntë vjeçare.
Sipas policisë, personi në fjalë është nga një fshat i Istogut dhe i njëjti dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me të miturën, njofton Klan Kosova.
“Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’”.
“I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë”.