Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një gruaje

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një gruaje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një gruaje, e cila dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Në njoftim, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj, të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

“Njësiti Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi”.

“E dyshuara kërkohet për veprën Shpërdorim i pasurisë së huaj. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles