Policia e Kosovës me aktivitet vetëdijesues në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Policia e Kosovës me aktivitet vetëdijesues në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të 18 tetorit, Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, sot ka zhvilluar një aktivitet në bashkëpunim me OJQ-në “Community Building Mitrovica (CBM)” ku pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Tryeza është mbajtur në qytetin e Mitrovicës dhe për qëllim ka pasur bashkëpunimin në parandalimin e trafikimit me njerëz, ku nderë të tjera janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese./Gazeta Enigma/

Related Articles