Policia e Kosovës merr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët Operacional

Policia e Kosovës merr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët Operacional

Sot, me datën 10 qershor 2025, në kampin e njësive Speciale të Policisë së Kosovës – Vrellë dhe nën organizimin e KFOR- it, me pjesëmarrje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe FSK-ja, është mbajtur ushtrimi i përbashkët fushor me skenarë të ndryshëm në fushën e sigurisë “Shpata e Artë 2025”.

Qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Ushtrimi “Shpata e Artë 2025” u ndoq nga afër nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori McGurk, Shefi i Zyrës së BE-së z. Orav, përfaqësues nga EULEX-i dhe FSK-ja si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

Në fund të këtij ushtrimi kolonel Hoxha përgëzoi pjesëtarët e PK-së që morën pjesë në këtë ushtrim dhe theksoi se: Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndër-institucional me të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

Related Articles