Policia e Kosovës ndalon për 48 orë të dyshuarin, pasi u pa duke e rrahur vajzën e tij të mitur në një video në rrjetet sociale

Policia e Kosovës ndalon për 48 orë të dyshuarin, pasi u pa duke e rrahur vajzën e tij të mitur në një video në rrjetet sociale

Policia e Kosovës, Stacioni policor në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor

“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndalim prej 48 orësh është marrë nga prokurori kujdestar, departamenti për krime të përgjithshme.

Related Articles