Policia e Kosovës po patrullon me njësitin e qenve në Banjskë në kërkim të trupave dhe armatimeve

Policia e Kosovës po patrullon me njësitin e qenve në Banjskë në kërkim të trupave dhe armatimeve

Policia e Kosovë,s ka patrulluar me njësitin e qenve “K9” përreth zonës malore të Banjskës, për të identifikuar trupa potencial të vdekur nga grupi i armatosur serb në sulmin e të dielës së 24 shtatorit.

Gjithashtu ky patrullim me njësinë e qenve do të bëhet edhe për të parë nëse ka armatim tjetër që ky grup ka mundur ta lë pas në ikje e sipër.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Prej të arrestuarve, tre janë dërguar në paraburgim e katër janë liruar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Institucionet e Kosovës kanë fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, shkruan Koha.

Tashmë janë publikuar pamje që tregojnë se si grupi i armatosur ka lëvizur në Manastirin e Banjskës. Ministri i Brendshem Xhelal Sveçla ka publikuar pamje në të cilat shihet edhe zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Related Articles