Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, njofton ‘Kossev’.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, mes një veture civile dhe një veture të policisë së Kosovës, në kryqëzimin që çon në lagjen e Boshnjakëve.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale në veri të Kosovës, Veton Elshani, nga ky aksident janë lënduar dy persona.
Policia e Kosovës përfshihen në një aksident trafiku në veri të Mitrovicës
