Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.
Drejtoria rajonale nga 6 prilli ka identifikuar 19 persona në stacionet policore, nga ta 12 fëmijë.
“Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.