Policia kufitare franceze në aeroportin Charles de Gaulle në Paris vranë një person i cili po kërcënonte me thikë në zonën publike të aeroportit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë policia e Parisit ku thanë se “këtë mëngjes oficerët neutralizuar një individ kërcënues me thikë në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle”.
Siç raporton thelocal.fr, burri i vrarë ishte një i pastrehë dhe pavarësisht thirrjeve që ta ulë thikën, ai nuk iu bind urdhrave të policisë, gjë që detyroi policinë të shtinë në të.
Forcat e sigurisë franceze kanë qenë në gatishmëri të lartë për sulme terroriste që nga vala e vrasjeve xhihadiste të cilët kanë vrarë më shumë se 250 njerëz që nga viti 2015.