Policia futet në pistën e Aeroportit të Prishtinës pas alarmit për bombë

Policia futet në pistën e Aeroportit të Prishtinës pas alarmit për bombë

Në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.

Njësia Anti-Bombë e Policisë e Kosovës është në vendin e ngjarjes, saktësisht në zonën VIP, ndërsa të njëjtit kanë hyrë edhe në pistën e Aeroportit për të kontrolluar pas alarmit për bombë.

KALLXO.com është duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është bërë e ditur se të gjithë pasagjerët janë të sigurt.

Nuk dihet ende se si është informuar për  mjetin shpërthyes ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim në lidhje me ngjarjen.

Related Articles