Policia e Kosovës ka gjetur të mërkurën disa lloje të armëve dhe pajisje për prodhim të kriptovalutave, gjatë një kontrolli në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore.
Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.
Dëshmitë e gjetura dhe të konfiskuara janë:
• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
• Një (1) karikator i revoles
• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) kamerë vëzhgimi,
• Një (1) Divijar,
• Një (1) vulë metalike dhe
• Një (1) Letërnjoftim
Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet.