Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike.
Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.