Policia hyn në një shtëpi në Ferizaj dhe gjen armë, i dyshuari në kërkim

Policia hyn në një shtëpi në Ferizaj dhe gjen armë, i dyshuari në kërkim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka pranuar informacion se në një fshat të Ferizajt është një rast i kanosjes.

Në njoftim thuhet se kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B i moshës 54 vjeçare, ku janë gjetur e më pas janë konfiskur: një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Njoftimi i plotë:

Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 10:00 ka pranuar një informacion se në një fshat të Ferizajt është një rast i kanosjes.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në prani të avokatit me detyrë zyrtare dhe dy dëshmitarëve, kanë realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B (M/K) i moshës 54 vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskur:  një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Related Articles