Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik për të parandaluar aksidentet dhe humbjet e jetëve .
Në këtë apel, bëhet thirrje që të respektohen rregullat e komunikacionit.
“Ngadalësoni, familja ju pret. Mos e mbyllni para kohe rrugëtimin e jetës tuaj! Respektoni shpejtësinë e lejuar dhe rregullat e trafikut. Mos harroni: jeta e humbur nuk kthehet”, ka shkruar Policia.
“Ruani sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve në rrugë”.