Policia ia gjen mbi 50 mijë euro ta padeklaruara katër shtetasve serbë në Merdar

Policia ia gjen mbi 50 mijë euro ta padeklaruara katër shtetasve serbë në Merdar

Dje në Merdar Policia ka kontrolluar katër udhëtarë, këmbësorë, shtetas të Serbisë.

Atyre u janë gjetur 51 mijë e 170 banknota euro të padeklaruara.

Secili prej tyre kishin më shumë se 10 mijë euro.

“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç. Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore.”

Related Articles