Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një granatë dore dhe një thikë gjatë kontrollit rutinë në një veturë, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë të mërkurën, armët janë gjetur në veturën e një 27-vjeçari me inicialet A.D., 27 vjeç.
“Sot zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontroll rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar: një granatë dore dhe një armë e ftohtë -thikë. Pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndaj personit të dyshuar: A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.